Pagesa
Të gjitha çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në. Transporti nuk përfshihet në çmimin e produktit dhe shtohet te porosia.
Para në dorë
Porosinë e paguani me para në dorë kur ta merrni nga korrieri. Nuk ka pagesë online dhe nuk ju duhet kartelë bankare.
Konfirmimi me telefon
Pasi ta dërgoni porosinë, ju telefonojmë në numrin që keni dhënë për ta konfirmuar. Porosinë e përgatisim dhe e dërgojmë vetëm pas konfirmimit.
Nëse një produkt nuk është më në dispozicion, jua themi në telefon dhe nuk e paguani.
Transporti
Dërgojmë në gjithë Kosovën. Për momentin nuk dërgojmë jashtë Kosovës.
Kur arrin porosia?
Produktet në stok arrijnë zakonisht brenda 1–3 ditëve të punës pas konfirmimit me telefon.
Produktet pa stok që mund të porositen, me shënimin “Dërgesa për rreth 2 javë”, arrijnë për rreth 2 javë. Kur ju telefonojmë, ju tregojmë kur do ta merrni porosinë.
Për porositë e ekipeve me shtypje, afatin jua tregojmë me ofertën.
Sa kushton transporti?
Transporti brenda Kosovës kushton 2,50 € për porosi.
Për porosi nga 150 € e lart transporti është falas.