Doni ta ktheni një produkt?
Keni 14 ditë nga dita kur e merrni porosinë për ta kthyer një produkt, pa dhënë arsye.
Si ta ktheni një produkt
- Na kontaktoni brenda 14 ditëve me telefon, me email ose përmes formularit të kontaktit, dhe na jepni numrin e porosisë.
- Sillni produktin në dyqanin tonë në Prishtinë ose dërgojeni me korrier me shpenzimet tuaja.
- Produkti duhet të jetë i papërdorur, në paketimin origjinal dhe me etiketat.
- Paratë jua kthejmë brenda 14 ditëve pasi ta marrim produktin: në dyqan me para në dorë ose me transfertë bankare.
Ndërrimi i masës
Masa nuk ju shkon? Në dyqan e ndërrojmë falas me një masë tjetër, nëse e kemi në stok. Nëse e dërgoni me korrier, transporti është me shpenzimet tuaja.
Për ta gjetur masën e duhur, shikoni tabelat e masave.
Çka nuk mund të kthehet
- Produktet e personalizuara, p.sh. fanellat me emra, numra ose logo të shtypura sipas porosisë.
- Dorezat e portierit që janë përdorur në ndeshje ose në stërvitje: lateksi konsumohet që në përdorimin e parë.
Produkt me defekt?
Nëse produkti ka defekt, na kontaktoni me numrin e porosisë dhe një foto. Vlejnë të drejtat tuaja ligjore: e riparojmë, e zëvendësojmë ose jua kthejmë paratë.