Transporti 2,50 € në gjithë Kosovën · falas për porosi mbi 150 €

Rreth nesh

uhlsport Kosova është dyqani zyrtar i uhlsport, Kempa dhe Baden në Kosovë. Dyqanin tonë, KemPro Sport, e gjeni në Rr. UÇK në Prishtinë, dhe këtu online porositni nga e gjithë Kosova dhe paguani kur ta merrni pakon.

Çfarë gjeni te ne

Doreza portieri uhlsport për çdo nivel dhe çdo mot, veshje dhe pajisje për portierë dhe ekipe, këpucë, topa dhe veshje hendbolli nga Kempa, si dhe topa Baden për basketboll, volejboll dhe futboll. Si partner zyrtar i markave, sjellim produktet origjinale të sezonit aktual – të njëjtat që përdorin portierët dhe ekipet më të mira në botë.

uhlsport, Kempa dhe Baden

Që nga viti 1948, uhlsport nga Balingen i Gjermanisë prodhon pajisje futbolli dhe është një nga markat kryesore në botë për dorezat e portierit. Kempa, po ashtu pjesë e grupit uhlsport, është një nga markat më të njohura të hendbollit. Baden prodhon topa për basketboll, volejboll dhe futboll.

Për portierët dhe ekipet

Ju ndihmojmë t’i gjeni dorezat dhe masën e duhur, dhe pajisim ekipe të tëra me fanella, pantallona dhe çorape me emra, numra dhe logon e klubit. Shikoni porositë për ekipe.

Na ndiqni

Në Instagram: @uhlsport_rks, @kempa.rks dhe @kemprosport. Në TikTok: @kemprosport. Në Facebook: KemPro Sport.

Keni pyetje? Na kontaktoni ose na vizitoni në dyqan.