Personalizimi
Për ekipet shtypim emrat e lojtarëve, numrat, logon e klubit dhe logon e sponsorit në fanella, pantallona dhe veshje stërvitjeje.
Si funksionon
- Dërgoni një kërkesë për ekipin: zgjidhni produktet, masat dhe sa copë ju duhen.
- Na tregoni çfarë doni të shtypim dhe, nëse e keni, ngarkoni logon e klubit (PNG, JPG, WebP ose PDF).
- Ju telefonojmë me ofertën, me çmimin e shtypjes dhe me afatin.
- Pasi ta konfirmoni, i përgatisim fanellat dhe jua dërgojmë.
Vlen të dini
- Produktet e personalizuara bëhen vetëm për ju, prandaj nuk mund të kthehen.
- Kontrolloni me kujdes emrat dhe numrat para se ta konfirmoni ofertën.